Unioni i Sipërmarrësve të Rinj të Shqipërisë, është një organizatë vullnetare jofitimprurëse, e themeluar në vitin 2015, e cila ka për qëllim të përfaqësojë interesat e përbashkëta të anëtarëve, nxitjen dhe promovimin e sipërmarrësve të rinj dhe iniciativave të reja, si dhe në veçanti për të promovuar ata në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Nxitja dhe mbështetja e të bërit biznes nga të rinjtë, lidhet edhe me kualifikimin e tyre profesional dhe përshtatjen me kërkesat e tregut me shpejtësi. Por edhe veti të cilat i zotërojnë të rinjtë, të mirëkoordinuar janë mundësi zhvillimi të hapësirave të reja të biznesit.
Rrjetëzimi i Inovatorëve dhe transformimi i teknologjisë në shërbim të vizionit të ekonomisë së sotme globale, duke u drejtuar në tregje në zhvillim te vazhdueshëm, është fokusi që do të krijojë mundësi biznesi dhe punësimi si për individ ashtu dhe për sipërmarrës, pikerisht për këtë grup që flasin gjuhën ndërkombëtare, atë të programimit.
Promovimi i përvitshëm i vlerave nëpërmjet aktivitetit unik në vend, “MËNDJEARTËT”, ka krijuar një harmonizim midis motivimit dhe angazhimit social në aktivitetet e Unionit.
Aktiviteti i përditshëm lidhet me kërkimin dhe zhvillimin e sektorëve strategjik për të rinjtë. Gjithashtu trainimet, kualifikimet nëpërmjet programit të praktikave pranë shoqërive jashtë vendit, organizimi i konferencave dhe eventeve profesionale dhe në kuadër të trajtimit të ndryshimeve fiskale, ligjore dhe te të tjera, si dhe të përmirësimit të shërbimeve të biznesit në tërësi janë aktivitete që i japin vlerë të shtuar këtij lobimi.
Të gjithë të ndërgjegjshëm dhe të gatshëm për të dhënë dhe për të qënë të vëmendshëm ndaj ambjentit ekonomiko/financiar/social dhe adminsitrativ, publik apo privat në tërësi.