Komisioni i Trajnimit dhe Kualifikimit
Komisioni i Trajnimeve dhe Kualifikimit studion nevojën e vazhdueshme të anëtarëve për trajnime dhe kualifikime të punëmarrësve apo edhe të sipërmarrësve. Përgatit draftin e planit vjetor dhe e miraton atë në asamble duke përfshirë të dhënat për trajnuesit, lektorët e vecantë, vendin e trajnimit, datën dhe orën. Programi i trajnimeve mund të ketë shtesa gjatë vitit në varësi të kërkesave. Ky komision trajton edhe mundësitë e trajnimit në ndërmarrje apo on-line për interpretimet e ndryshimeve ligjore apo mbi pyetje të grumbulluara nga vetë anëtarët në lidhje me problematika apo implementime të dispozitave ligjore të ndryshme.
Komisioni i Inovacionit & Kreativitetit
Ky komision ka për qëllim rrjetëzimin e të rinjve aktivë sipërmarrës ose jo, që kërkojnë të zhvillojnë idetë e tyre inovative në kërkim të investitorëve, financuesve apo bashkëpunuesve.
Lidhja midis këtyre operatorëve, dhe funksionimi One Stop Shop i këtij komisioni për të trajtuar të gjitha fazat e fillimit të aktivitetit me pajisje të çertifikatës së regjistrimit të biznesit, liçencat përkatëse dhe kontratat e bashkëpunimit, janë detyrë e këtij komisioni.
Nxitja e kooperativave moderne në sektorë të ndryshëm me qëllim koordinimin, administrimin dhe vizionimin e aktivitetit të tyre në standarte të integrimit të produkteve, etiketimit, marketimit, promovimit dhe të trajtimit të kontratave të garantuara, është inovacion i vetë komisionit.
Programi i praktikave eshte detyrë tjetër e këtij komisioni.
Përfshirja e të rinjve që ndjekin programin e shkëmbimit të eksperiencave ndërkombëtare me sipermarrës në vende të ndryshme të botës, është një përpjekje për të garantuar jo vetëm integrimin e fuqisë punëtore, por edhe rritjen e performancës së sipërmarrësit, si edhe rritjen e bashkëpunimit midis tyre.
Komisioni i Politikave
Ky komision, trajton dhe monitoron ndryshimet ligjore dhe normativat fiskale brënda vendit duke trajtuar paralelisht edhe përputhshmërinë me direktivat dhe legjislacionin e BE-së, si dhe monitoron marrëveshjet ndërkombëtare apo bilaterale për taksimin e dyfishtë dhe të tjera aspekte të nxitjes së investimeve apo të financimeve të tyre.