PRO ISIB
Thirrje e hapur për aplikantët
Afati i mbylljes së aplikimeve: 20 qershor 2020
Aplikant: Individë dhe sipërmarrës deri në moshën 34 vjeç
Në këtë kohë pandemie, të zgjerojmë mendimin kreativ duke mos lejuar qëndrimin pasiv të të rinjve, duke krijuar sipërmarrje të cilat mund të gjenerojnë të ardhura edhe nëpërmjet punës nga shtëpia, nëpërmjet ekonomisë digjitale, duke nxitur punësimin, arsimin dhe formimin profesional në Shqipëri, duke i dhënë shtysë një përshtatjeje dhe një qasje të pandalshme në tregun shqiptar të punës, por edhe duke e integruar në atë ndërkombëtar.
Ky program mundësohet nga vetë Unioni i Sipërmarësve të Rinj të Shqipërisë, nga Dhoma e Biznesit Shqiptar të Diasporës, dhe në mbeshtetje nga SME ALBANIA dhe SME ACADEMY, duke u adminsitruar nga një Komision i përbashkët i posaçëm.
Fokusi i aplikantit duhet t’i nënshtrohet pesë parimeve thelbësore:
- Thjeshtësia e aplikimit në treg e projekt idesë
- Përfshirje sa më e gjerë dhe impakti social
- Qartësi në pritshmëritë e projektit
- Mundësi funksionimi në distancë
- Qëllimi i fitimit
Sektorë të tillë si informatika, tekstilet, turizmi, zejtaria dhe agro-përpunimi, por jo vetëm marrin perparësi në vlerësimin e idesë.