UNIONI I SIPËRMARRËSVE TË RINJ TË SHQIPËRISË
Unioni i Sipërmarrësve të Rinj të Shqipërisë, është një organizatë vullnetare jofitimprurëse, e themeluar në vitin 2015, e cila ka për qëllim të përfaqësojë interesat e përbashkëta të anëtarëve, nxitjen dhe promovimin e sipërmarrësve të rinj dhe iniciativave të reja, si dhe në veçanti për të promovuar ata në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Nxitja dhe mbështetja e të bërit biznes nga të rinjtë, lidhet edhe me kualifikimin e tyre profesional dhe përshtatjen me kërkesat e tregut me shpejtësi. Por edhe veti të cilat i zotërojnë të rinjtë, të mirëkoordinuar janë mundësi zhvillimi të hapësirave të reja të biznesit.
Rrjetëzimi i Inovatorëve dhe transformimi i teknologjisë në shërbim të vizionit të ekonomisë së sotme globale, duke u drejtuar …


